Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëfimi rrëqethës për Masakrën e Ticës, i mbijetuari rrëfen tmerrin dhe momentin e humbjes së familjarëve të tij (VIDEO)

Gazeta10
24 September 2022 - 22:14

Në emisionin “Përtej tregimit”  me Valentina Ahmetin në Kanal10, Sylë Mustafa, ka ndarë rrëfimin e tij për humbjen e familjarëve të tij në Maskarën e Ticës.

Mustafa ka filluar rrëfimin e tij duke i treguar rrethanat paraprake që kanë ndodhur ato ditë para se të vriteshin anëtarët e familjes së tij.

“Ishte 16 maji dita kur ne dolëm nga shtëpia dhe shkuam në mal sepse filluar granatimet e forcave serbe. Aty në një mal afër shtëpisë qëndruam gjithë ditën, prej mëngjesit deri në mbrëmje. Gjatë ditës tërë kohën ka rënë shi dhe u lagëm u bëmë gjullë. Në mbrëmje ra tërri dhe tham se nuk do të ketë granantime, nuk do të ketë forca serbe dhe po shkojmë në shtëpi po i ndërrojmë teshat se ishim bë qullë, edhe ti marrim teshat e terura dhe të rahatohemi pak sepse përsëri bënim plan që duhet të shkonim në mal”, ka filluar rai.

Tutje, ai ka treguar se si janë kthyer në shtëpi sa për tu ndërruar por aty kishin filluar të ballafaqoheshin me sulmet serbe.

“Shkuam përafërsisht njëzet minuta ka qenë shtëpia larg nga ku kemi ndejt në mal dhe shkuam në shtëpi, filluam me i nderru rrobat dhe kur papritur po dëgjojmë të shtëna armësh, në shtëpi ishim unë, nana, gjyshja dhe dy motrat e mija, po ashtu dhe babi im. Dhe kur filluam me gjuajt shkijet përsëri, baba dul se e dëgjojë dikën duke thënë oh u plagosa, edhe dul për me pa se çka po ndodh, na mbetëm brenda dhe na tha mos lëvizni inhere, nëse e shihni që po vazhdojnë përsëri të shtëna armësh shumë, vazhdoni me shku në mal përsëri apet. Gjatë asaj kohe na qëndrum për nja 10 minuta në shtëpi, por e pamë se të shtënat me armë vetëm u afroheshin më afër shtëpisë, edhe vendosëm me dal, me ecë”, ka vazhduar ai më tej rrëfimin e tij.

Më tej, ai ka treguar ku dhe kur ka filluar sulmi ndaj tyre.

“Ka qenë një rrugë aty në fshat ku e ka ndarë pjesën e shtëpisë dhe malin, aty tu vazhdu kur kemi dalë në rrugë, ka qenë sipërfaqja e dukshme shumë edhe i pamë shkijët që janë duke na ardhur dhe filluan me gjuajt në drejtim tonë. Aty ne ishim vetëm gra dhe fëmijë. Asgjë tjetër, civil, pa tesha ushtarake ose diçka, edhe aty filluan të shtënat me arëm. Gjatë të shtënave është plagosur nëna ime, gjyshja ime, motra ka rënë përtokë, sepse i kam thënë bini përtokë se nuk na rrokin plumbat sepse unë mendojsha se kur bjen përtokë, plumbi nuk të rrokë”, ka shtuar më tej.

Pastaj, Mustafa rrëfen momentin kritik.

“Aty është vrarë nëna ime, gjyshja ime, motrat e mija. Motra e madhe kur është plagosë më ka thënë Sylë, hiqma qantën nga shpina se po du mu qu me ik, edhe i thash okej, kam tentu dy herë mu qu po nuk m’kanë lanë se më kanë gjujtë shumë edhe mu dhe s’kam mujtë me ja hek”, ka shtuar ai më tej nën shumë emocione. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.