
Kandidati i VV-së për deputet, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku përcaktohet se me cilat veshje ndalohet hyrja në objektin e Komunës.
Kraki ka shprehur dyshimet e tij se mbase lajmi mund të jetë i pasaktë, meqë Komuna s’ka të drejtë të përcaktojë kod veshjeje për qytetarët por vetëm për stafin e komunës.
“A mos eshte lajm gabim sepse komuna nuk mundet me imponu kod te veshjes per qytetaret, veç per punetorët e vet”, ka shkruar Kraki.