Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 1 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00 në “Thimi Mitko” në Gjilan

Gazeta10
12 October 2025 - 12:43

Drejtoresha e shkollës Shkolla Thimi MitkoGjilan, Sevdije Sadiku, ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 të ditës së sotme, në këtë qendër të votimit kanë votuar afër 1 mijë qytetarë.

Sadiku tha se procesi ka nisur me kohë dhe pa probleme teknike, por vështirësia kryesore është mungesa e stafit zgjedhor.

“Kemi filluar me kohë, materiali ka ardhur para orës 7 dhe është shpërndarë. Në këto zgjedhje jemi me më pak staf. Në krejt këtë qendër, vetëm unë jam menaxhere e qendrës. Përafërsisht 1 mijë persona kanë votuar deri në orën 11:00 të ditës”, deklaroi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.