Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 200 serbë marrin paga pa shkuar fare në punë, Murati: Fajet i kanë qeveritë e kaluara

Gazeta10
11 October 2022 - 20:08

Me tensione dhe mospajtime është përcjell raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjatë raportimit të ministrit për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është kritikuar nga opozita për vazhdimin e dhënies së pagave për 199 zyrtarë serbë pa shkuar në punë fare. Murati ka thënë se do ta zgjidhin këtë çështje.

Raporti: Arza Kastrati

Rreth 200 zyrtarë serbë vazhdojnë të marrin paga nga buxheti i Kosovës, pa shkuar fare në punë.

Kritika për një gjë të tillë, kanë adresuar anëtarët e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, para të cilëve ka raportuar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Shefi i kuletës së shtetit është zotuar se do të adresohet çështja e pagesave për 199 punonjësit nga komuniteti serb, për çka ai sërish ka fajësuar qeveritë e kaluara.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, i ka thënë ministrit Murati se janë lodhur duke ua përmendur këtë 20-vjetshin e kaluar.

Në këtë mbledhje, Murati ka dhënë detaje për raportin vjetor financiar të buxhetit të shtetit për vitin 2021. 

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj është shprehur se gjetjet e auditorit janë serioze, sidomos për 13 të gjetura në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, ka thënë se pagesa rreth 10 milionë euro në vitin 2021 për përmbaruesit privat është alarmante, derisa kritika ka pasur edhe për pagat që marrin zyrtarët serbë pa shkuar në punë.

Gjatë këtij takimi, përplasje ka pasur edhe për mënyrën se si ishte mbyllur mbledhja e kaluar pasi nuk kishte marr pjesë ministri Murati.

Kurse, përveç tjerash, anëtarët e këtij komisioni kanë adresuar vërejtje edhe për mosrealizimin e projekteve kapitale, veçmas të atyre infrastrukturore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.