Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 23% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila parti

Gazeta10
09 June 2026 - 12:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 22.34% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë.

Nga 558 vendvotime të numëruara, nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i saj, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti prin me 47 mijë e 904 Vota. Pas tij në vend të dytë radhitet Glauk Konjufca me 37 mijë e 556 vota.

Albulena Haxhiu deri tani ka marrë 21 mijë e 422 vota. Hekuran Murati 18 mijë e 733 vota, ndërsa Donika Gërvalla me 17 mijë e 334.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza deri tani ka marrë 23,275 Vota. Pas tij vie, Përparim Gruda me 14,789 Vota. Arian Tahiri me 13,002 Vota, ndërsa në vend të katërt është Uran Ismaili me 11,375 Vota. Sala Jashari 8,309 Vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si prijëse e listës, Vjosa Osmani ka marrë deri tani 15,261 Vota. Pas saj radhitet Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku me 13,819 Vota. Doarsa Kica-Xhelili me 10,958 Vota. Hykmete Bajrami me 8,452 Vota dhe Avdullah Hoti 7,707 Vota.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini prin me 8,474 Vota, Ramush Haradinaj me 7,757 vota. Në vend të tretë Daut Haradinaj me 5,970 vota. Besnik Tahiri me 5,084 vota dhe Bekë Berisha me 3,961 vota.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.