Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 5000 qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Gazeta10
03 August 2024 - 11:11

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Në Leposaviq janë konvertuar 1435 patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1208, në Zubin Potok 758, në Zveçan 880, në Graçanicë 177, në Kamenicë 69, në Shtërpcë 53 etj”, tha Veton Elashani.

Ndryshe, në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve. Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 9 gusht. Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve ilegalë që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTK se deri më 2 gusht janë konvertuar 4836 patentë shoferë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.