Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 50,000 persona të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Gazeta10
27 June 2026 - 12:58

Tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën kanë vrarë më shumë se 900 persona dhe kanë plagosur 3,360 të tjerë, tregojnë shifrat qeveritare.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuarit, ndërsa familjet presin me padurim lajme për të dashurit e tyre, raporton BBC,

Dy tërmete të forta goditën Venezuelën të mërkurën brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Tërmeti i dytë, me një magnitudë prej 7.5 ballë, ishte një nga më të fuqishmit që ka goditur vendin në njëqind vitet e fundit. Të plagosurit po trajtohen në ambiente të përkohshme mjekësore pasi dhjetëra ndërtesa në veri të vendit u shkatërruan.

ipas zyrtarëve, rajoni më i goditur është La Guaira, në veri të kryeqytetit Karakas. Shteti është shtëpia e njërit prej dy porteve kryesore të vendit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Simón Bolívar, qendra kryesore ajrore e Venezuelës.

Numri i të zhdukurve vlerësohet në rreth 50,000 dhe numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Në La Guaira, Natacha Diaz i tha BBC-së se dy vajzat e saj, 22 dhe 23 vjeç, ishin bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare të shembur ku ato punonin si pedikere.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.