Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Gazeta10
18 February 2025 - 20:12

Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me renditjen e kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota.

Sipas listës që e ka siguruar Reporteri.net, pesë kandidatët më të votuar janë bartësi i listës e kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, pasuar nga Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku e Sala Jashari. Për këta pesë kandidatë gara mund të konsiderohet e mbyllur dhe llogaritet se i kanë siguruar ulëset për legjislaturën e re të Kuvendit.

Pas tyre renditen, Përparim Gruda, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Ganimete Musliu Mërgim Lushtaku, Rrahman Rama, Artan Behrami, Ferat Shala, Nait Hasani, Elmi Reçica, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Blerta Deliu Kodra.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri sot në orën 16:00, janë numëruar komplet 1,963 kuti në gjithë Kosovën, të dhëna që tashmë janë proceduar në sistem.

Ndërkohë, kanë mbetur ende pa u numëruar 33 kuti në Gjakovë, 7 në Kaçanik, 1 kuti në Mitrovicë të Jugut, 19 në Leposaviq, 14 kuti në Rahovec, 97 në Pejë, 54 në Podujevë, 126 në Prishtinë, 97 në Prizren, 7 në Skenderaj, 50 në Ferizaj. 1 në Viti, 17 në Vushtrri, 12 në Malishevë dhe 14 kuti në Zveçan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.