Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrezik te teposhtëzja e famshme në rrugën ‘B’: Vetura rrëshqet dhe përplas një tjetër

Gazeta10
25 November 2023 - 22:29

Reshjet e dendura të borës në Republikën e Kosovës po vazhdojnë që nga orët e para të mëngjesit. Si pasojë e reshjeve disa rrugë po janë zor të kalueshme.

Një gjendje jo e mirë është parë edhe në kryeqytet, ku në rrugicën e famshme në rrugën ‘B’, një veturë ka rrëshqitur dhe ka goditur një veturë tjetër.

Në pamjet e publikuara në faqen ‘Prishtina’, shihet se shoferi i veturës nuk arrin ta kontrollojë automjetin, duke rrezikuar kështu këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.