Duhet Lexuar

Rrëzohet një avion i vogël, 7 të vdekur

Gazeta10
29 Janar 2024 - 8:14

Shtatë persona vdiqën të dielën kur një avion i vogël  u rrëzua në një zonë rurale të shtetit brazilian të Minas Gerais, në pjesën juglindore të vendit gjigant, thanë autoritetet vendase.

Aeroplani me një motor, i cili ishte nisur nga Cabinas në Sao Paulo, u rrëzua pasi shpërtheu në mes të fluturimit rreth orës 10:30 pranë qytetit të Itapeva, tha departamenti i zjarrfikësve të Minas Gerais.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Aviacionit Civil të Brazilit (ANAC), ishte një aeroplan shërbimi privat me një motor nga viti 1996. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të avionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.