Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Rrini në shtëpi, mos luani” – nëna Ferdonije kthehet 25 vjet pas në kohë

Gazeta10
27 March 2024 - 23:45

Ferdonije Çerkezi 25 vite më parë pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund.

Çerkezi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka rrëfyer ngjarjen e trishtë që ju ndodhi 25 vite më parë

“Sot 25 vjet në ora 11 hyn policia brenda në shtëpi na kontrolluan. I bënë zë Halimit..Halim, ai doli. Këtu kemi qenë 4 familje …Policia kanë qenë e Gjakovës e kanë njoft edhe Halimin edhe Skender Dulhasin”, ka thënë Çerkezi.

Ajo tutje rrëfen ngjarjen si ka rrjedhur atë natë

“Na kontrolluan edhe na tha rrini në shtëpi se askush nuk ju nguc vetëm refugjatë mos merrni. Kur u bë ora 3:30 përsëri erdhën na i morën letërnjoftimet na i dërguan në sekretariat na i mbajtën për dy orë. Bile atë ditë u kanë tu ra shi, kemi prit na i kanë kthyer letërnjoftimet. Ky Dragani na bëri mos u tutni se sonte unë duhet me nejt me juve se ka me bombardua NATO, kam me nejt me ju”, ka rrëfyer ajo. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.