
Falsifikimi i parave në vendin tonë është bërë dukuri e shpeshtë. Të dhënat tregojnë se vit pas viti ka rritje të numrit të rasteve të falsifikimit të parave.
Gjatë ditës se djeshme janë raportuar katër raste të reja për falsifikimin e parave në, Prishtinë një vajzë ka raportuar se ka hasur në një kartë monedhë të falsifikuar.
Rasti i ngjashëm ka ndodhur edhe në Gjilan,ku një puntore në market ka hasur në një kartë monedhë të falsifikuar.
Ajo ka raportuar në polici se një i person i panjohur ka bërë pagesën e gjësendeve me një kartëmonedhë prej 100 eurove që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti tjetër ka ndodhur në Prizren, ku një mashkull dhe një femër ka hasur në monedha të falsifikuara.
“Rr. Robert Doll, Prishtinë 16.03.2023 – NN. Një femër kosovare ka raportuar se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin Policor.
“Rr. Isa Boletini, Gjilan 16.03.2023 – 19:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se kishte pranuar nga një person një kartëmonedhë prej 100€ të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, shkruhet në raportin.
“Rr. Besim Shala, Prizren 16.03.2023 – 12:18. Një mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, të depozituara nga persona të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”,thuhet ne raport.
“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 16.03.2023 – 14:30. Një femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë e prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti në procedurë hetimore” shkruhet në raport./Gazeta10