Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rritet fuqishëm vlera e Ardon Jasharit në treg

Gazeta10
30 March 2023 - 10:03

Platforma Transfermarkt.de ka bërë së fundi përditësimet e vlerës së lojtarëve në treg në liga të ndryshme.

Njëri nga talentët e rinj të futbollit i cili ka pasur rritjen më të madhe të vlerës së tij është Ardon Jashari, i cili arriti të rrisë vlerën e tij në treg nga 2.5 milionë franga në 6 milionë franga falë paraqitjeve të shkëlqyera në ligë me Luzernin si dhe të kombëtares së Zvicrës në Kupën e Botës.

Jashari luan ne rolin e mesfushorit dhe është i lindur në Cham të Zvicrës në vitin 2022.

Emri i tij u përfol shumë në Kampionatin Botëror “Katari 2022” kur Granit Xhaka festoi me fanellën e tij njërin nga golat e Botërorit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.