Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Rritja e ankthit te fëmijët’ – Besnik Shabiu: Fëmijët po humbin fokusin nga rrjetet sociale

Gazeta10
25 October 2024 - 8:39

Gati gjysma e nxënësve në Kosovë apo 40.1% qëndrojnë online mbi 3 orë gjatë ditës, ndërsa 24.1% e tyre s’kanë asnjë kufizim nga prindërit, përderisa rreth 20 përqind të nxënësve të klasave të 5-ta rrinë më shumë 5 orë në ditë mediet sociale.

Këto rezultate dalin nga gjetjet e fundit të hulumtimit nga profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Profesori Besnik Shabiu në emisionin ‘Dita e Re’ në Kanal10, vlerëson se këto shifra nuk janë të papritura.

Madje, sipas tij, këto shifra mund të jenë edhe me të zbutura sesa realiteti që po ndodh.

“Nga përvoja dhe kontakti i përditshëm më fëmijë jemi dëshmitar që rrjetet sociale po arrijnë në një format për të manipuluar kohën e tyre, kjo për shkak se këto platforma janë të dizajnuara që të jenë sa më tërheqëse duke i mbajtur fëmijët sa ma shumë prezent tek to”, ka thënë Shabiu. /Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë për këtë çështje e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.