Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritja e normave të interesit për kredi (VIDEO)

Gazeta10
17 September 2022 - 19:34

Raporti: Arza Kastrati

Ekspertë financiarë në Kosovë kanë kërkuar që Autoriteti i Konkurrencës të fillojë hetimet e bankave pas rritjes së normave të interesit. Ata janë është shprehur po ashtu se duhet të ketë më shumë transparencë dhe qytetarët të njoftohen për çdo ndryshim të çmimeve.

Pas rritjes së normave të interesit bankar  në Kosovë, ekspertë financiar kanë kërkuar që të hetohen bankat komerciale nga Autoriteti i Konkurrencës, për ndonjë marrëveshje të fshehur mes bankave.

Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë se për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto, interesi dhe kësti, ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca të politikës monetare, andaj normat e interesit përcaktohen nga dinamikat globale në normat e interesit, si dhe nga faktorë tjerë të shumtë në tregun e brendshëm. Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi i normës referente, kryesisht Euribor-it”.

Eksperti financiar, Florin Aliu thotë se normat e interesit janë në rritje, andaj edhe duhet të hetohet nëse këto norma janë të harmonizuara ose jo nga bankat.

Ndërkaq, profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi ka deklaruar se sektori financiar është duke u munduar që ta rikuperojë veten pas pasojave të krizës globale.

Andaj ai ka deklaruar se qeveria është ajo që duhet të ndërmerr masa konkrete, e mos të ofrojë lëmosha përmes ndarjes së 50 e 100 eurove.

Banka Botërore ka njoftuar se rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023. / Kanal0

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.