Duhet Lexuar

​Rruga e Arbrit, çelet një tjetër segment i ri rrugor

Gazeta10
03 Maj 2023 - 19:56

Në Rrugën e Arbrit, një vepër e madhe infrastrukturore e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili sipas autoriteteve në Shqipëri, vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u mikprit nga banorët e zonës në rrugën e re, që jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.

“Këto janë 10 kilometrat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, duke qenë se kemi pasur gjithmonë problematikën me skarpatet në këtë zonë. Tashmë qafa e Buallit del jashtë funksionit dhe do të përdoret vetëm për raste emergjence e aksesi për Rrugën e Arbrit do bëhet direkt nga Plani i Bardhë. Rruga për shkak se ka vijën e verdhë tregon që jemi akoma në kantier. Kështu që do duhet të vazhdojmë punimet, por pa ndërprerë trafikun”, shpjegoi zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit ku për autoritetet po ecet përditë ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë zonës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.