
Në temperaturat e ftohtë që kanë ‘kapur’ Kosovën këtë javë, gjëja që më së shumti na shqetëson është se a janë të mirëmbajtura rrugët që edhe vozitja të jetë e parrezikshme.
Kështuqë mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, po qëndron gazetarja e Kanal10, Egzona Shala e cila ka thënë se për këtë rrugë kompania është përkujdesur që të mos ngrihet duke i hedhur kripë.
“Temperaturat janë të ulëta dhe është ftohtë, ajo çfarë na shqetëson është se a janë pastruar rrugët pasi që gjatë natës mund të ketë pasur ngrica. Ne këtu jemi në rrugën “Arbën Xhaferi”, siç po e shihni në shtegun emergjente janë disa copëza të kripës që tregon se janë hedhur për ta mirëmbajtur rrugën dhe mos të ketë ngrirje. Pra ka qenë e mirëmbajtur dhe janë kujdesur që të hedhin kripë”, ka thënë gazetarja Egzona Shala.
Njësoj rruga është e kalueshme dhe pa ngrica edhe në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, prej ku po raporton gazetarja e Kanal10, Saranda Alshiqi, e cila ka thënë se nuk kanë hasur në ngrirje të rrugës./Gazeta10