Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrustemi: Jemi të interesuar për marrëveshje finale, me njohje reciproke

Gazeta10
29 December 2022 - 23:43

Qeveria Kurti është e interesuar për marrëveshje finale, me bazë njohjen reciproke me Serbinë.

Ka deklaruar kështu në Prime Time, Adnan Rrustemi, deputet i VV-së.

Ai po ashtu teksa ka folur për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku tha se një e tillë është antikushtetuese dhe e papranueshme, shkruan Gazeta10.

“Ne e kuptojmë se ka një marrëveshje të 2013-ës ku përmendet në nivel të parimeve, Asociacioni, sikurse që ka një marrëveshje të 2015 ku operacionalizohet në detaje kjo marrëveshja e 2013. Kushtetuta e Kosovës ka konstatuar që 23 nene ka mospërputhje me Kushtetën e Kosovën. Unë jam këtu për ta mbrojtur funksionalitetin e Kosovës. Angazhohemi përditë për funksionazimin. Ne jemi të gatsheëm për dialog, jemi të interesuar t’i normalizojmë raportet me Serbinë.  Pa njohje reciproke, ,s’ka normalizim me Serbinë. Presioni ndërkombëtar duhet të jetë mbi Beograd”, tha deputeti i VV-së. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.