
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më figurë konsensuale, duke komentuar pjesëmarrjen e saj në takimin e zhvilluar në Kuvend.
Në një deklaratë për emisionin Gazeta në Kanal10, Rrustemi tha se Osmani tashmë ka një rol politik.
“Aktualisht nuk është figurë konsensuale. Ka qenë bartëse e një liste të një partie, është deputete dhe vetë pjesëmarrja e saj sot aty flet për një petk partiak tashmë. Aty janë për ta gjetur një zgjidhje, jo për ta bërë njëri-tjetrin president. Prandaj po e konkludoj se zonja Osmani nuk është figurë konsensuale”, u shpreh Rrustemi.