Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

RTK reagon pas aksionit të PSD-së

Gazeta10
01 February 2023 - 22:58

Menaxhmenti i RTK-së ka dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.

Këtë veprim ata e kanë cilësuar të papranueshëm dhe se përçon mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik.

“RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës. RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së”, thuhet në njoftimin e RTK’së.

Menaxhmenti reagoi pasi dy aktivistë të PSD-së hyn në studion e  RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve  qendrore, duke penguar moderatoren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.