Manchester United është bërë me trajner të ri.
Klubi anglez është i vendosur të paguajë klauzolën e largimit prej 10 milionë euro që Rúben Amorim të bëhet trajner i ri.
Klubi portugez sapo ka lëshuar komunikimin zyrtar të marrë nga Man Utd për emërimin e Amorimit.
Manchester United informoi Sportingun për planin për të paguar klauzolën e largimit prej 10 milionë eurosh… siç e ka pranuar tashmë Amorim.
Amorim tashmë i ka thënë po propozimit të Man Utd pasi kontaktet pozitive mbi projektin u zhvilluan këtë javë.