
Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku në janar mund të largohet nga Rubin Kazan.
Në drejtim të sulmuesit gjilanas kanë ardhur shumë oferta nga kampionati rus dhe jo vetëm, pas formës shumë të mirë që po kalon.
Për largimin e Dakut, Rubin Kazan raportohet se kërkon plot 10 milionë euro.
26-vjeçari erdhi te Rusi gjatë verës së vitit të kaluar nga Osijeku për shumën e 1.2 milionë eurove.
Në shtatë paraqitje këtë edicion në kampionatin rus, Daku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tre asistime.