Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rubio: Ndihma e ShBA-së për Venezuelën do të jetë e shpejtë dhe e madhe

Gazeta10
25 June 2026 - 17:43

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se ka folur me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez.

Ai ka thënë se reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj tërmetit në Venezuelë “do të jetë i madh, i shpejtë, dhe do të jetë efektiv”.

Teksa ka folur për mediat, ai ka thënë që ShBA-ja do të dërgojë ekipe të kërkim-shpëtimit nga Virginia dhe Los Angeles, duke shtuar se shtetit latin do t’i duhet shumë ndihmë.

Ai po ashtu tha se aeroporti në kryeqytetin venezuelas, Caracas, është dëmtuar dhe ka shpjeguar se pistat e tij janë dëmtuar njashtu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.