Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusia bombardon edhe një ndërtesë të BE-së në Kiev

Gazeta10
28 Gusht 2025 - 10:59

Gjatë bombardimeve ruse ndaj Kievit mbrëmë, është goditur edhe një ndërtesë e përfaqësisë së BE-së në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa, të enjten në një reagim revoltues.

”I tmerruar nga një tjetër natë sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse ndaj Ukrainës.

Mendimet e mia janë me viktimat ukrainase dhe gjithashtu me stafin e @EUDelegationUA, ndërtesa e të cilëve u dëmtua nga ky sulm i qëllimshëm rus.

BE-ja nuk do të frikësohet. Agresioni i Rusisë vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të qëndruar krah Ukrainës dhe popullit të saj”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.