
Rusia ka hapur hetim pasi një makinë bombë në afërsi të Moskës shpërtheu dhe vrau vajzën e ultranacionalistit, Alexander Dugin i cili është ithtar i pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Derisa, Ukraina ka hedhur poshtë çdo përfshirje për këtë rast.
Daria Dugina ishte vajza e një ultranacionalisti që i ka kërkuar Kremlinit të përshkallëzojë sulmin e tij ndaj Ukrainës.
Ky është një sulm i rrallë ndaj një anëtari të elitës pro-Kremlinit, dhe i njëjti mund të prishë përpjekjet e Presidentit Putin për të ruajtur një ndjenjë normaliteti në Rusi, shkruan The New York Times, transmeton Gazeta10.