
Manchester United si duket e ka gjetur zëvendësimin e të lënduarit, Christian Eriksen.
Bëhet fjalë për mesfushorin austriak, Marcel Sabitzer, për të cilin United dhe Bayern Munichu kanë arritur marrëveshje në formë huazimi.
Sabitzer kalon nga kampioni gjerman te “Djajtë e Kuq”, pasi ka pranuar që të punojë nën urdhrat e Erik Ten Hag.
Ëndrra e mesfushorit austriak për të luajtur në Premier Ligë tani po bëhet realitet, ku këtë gjë e ka konfirmuar edhe një video e Sabitzer, i cili u pa në aeroport duke u përgatitur për fluturimin e tij drejt qytetit të Manchesterit.