Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sadiku: Ballkani po tregon vazhdimësi në të gjitha aspektet

Gazeta10
16 July 2023 - 23:01

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin dhe Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Sunaj Keqi, Lorik Jashanica, Arbër Prekazi dhe Kron Sadiku.

Gjatë diskutimit për ekipet kosovare që zhvilluan ndeshjet e tyre në garat evropiane foli edhe Kron Sadiku.

Sadiku tha se Ballkani po tregon seriozitet si dhe vazhdimësi në të gjitha aspektet.

“Ballkani ka treguar vazhdimësi që disa vite, si në krijimin e lojtarëve të rinj, po ashtu edhe në aspektin financiar, po tregon maturi në ndeshje”, tha ai.

Tutje, Sadiku foli edhe për Ilir Dajën dhe ndikimin e tij në klub.

“Ilir Daja është më meritori për suksesin e Ballkanit si dhe për krijimin e shpirtit të ekipit dhe identitetit të ekipit, dhe mendoj se kjo është një gjë që i ka munguar klubeve tona”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.