Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sadiku: Blinken pritet të ketë një adresim edhe për raportet Kosovë- Serbi

Gazeta10
15 February 2024 - 14:51

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka ardhur sot në Shqipëri për një vizitë për të cilën Tirana i ka bërë të gjitha përgatitjet.

Ekipi i Kanal 10 gjendet në kryeqytetin shqiptar ku do të sjell nga atje detajet nga vizita e Blinken.

Gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje të drejtpërdrejtë ka thënë se sipas informacioneve jo zyrtare Blinken pritet të ketë një adresim edhe për raportin e Kosovës me Serbinë.

“Interesi jonë për sa i përket rajonit është situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ku sekretari Blinken sipas informacioneve jo zyrtare që kemi mund të ketë një lloj adresimi ndoshta të tërthortë në konferencën për media dhe për raportin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq”, ka thënë Sadiku.

Ai ka thënë se Blinken pritet të paraqitet përmes një konference për media nga Tirana rreth orës 18.

“Sa i përket agjendës pritet vetëm një konbferencë për media, priten dy pyetje të adresohen për opinionin publik”, ka thënë Sadiku. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.