Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Sadiku: Ka një zemërim amerikan për Kosovën dhe një situatë më të kënaqshme me Shqipërinë

Gazeta10
15 February 2024 - 16:54

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron për një vizitë zytare në Shqipëri.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar krerët e lartë të shtetit shqiptar.

Ekipi i Kanal 10 gjendet në kryeqytetin shqiptar ku do të sjell nga atje detajet nga vizita e Blinken.

Gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje të drejtpërdrejtë për emionin ‘Raport Special’ në Kanal10 duke komentuar vizitën e Blinken në Shqipëri, ka thënë se ky është një sinal që SHBA-të po e trajtojnë partner serioz shtetin shqiptar, raporton gazeta10.

Sipas tij, ka një zemërim amerikan për Kosovën dhe një situatë më të kënaqshme me Shqipërinë.

“Ajo që shihet është se ka një zëmrim amerikan me Kosovën dhe ka një situatë me të kënaqshme me Shqipërinë”, ka thënë Sadiku nga Tirana. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.