Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sadiku: Lista Serbe, e përgatitur edhe për përplasje të armatosur

Gazeta10
29 May 2023 - 10:56

Në edicionin special “Rezistenca” për veriun, në Kanal10 gazetari Kushtrim Sadiku deklaroi që Lista Serbe është e përgatitur edhe për përplasje të armatosur. Ai tutje ka thënë që ka skenar të tillë. Paralajmërimi sipas tij ka qenë 1 qershori por që kjo ndodhi sot për shkak të vendosjes së kryetarëve të premten në zyret e tyre.

“Fati është këtu që KFOR-i ka ndërhyer, ka marrë misionin atje dhe nuk ka lejuar destabilizimin e situatës atje”, tha Sadiku.

Sadiku tutje kritikoi edhe veprimet e djeshme të deputetes së Parlamentit Evropian dhe raportuesen për Kosovën Viola von Cramon, duke thënë se përse ajo t’i drejtohet ashtu policit kur polici nuk bënë politikat. Ai e ka quajtur lëshim veprimin e saj.

Sadiku tutje tha se do ta kemi një verë të nxehtë ku me një nderhyre më të ashpër të faktorit ndërkombëtar do të duhen të merren vendime ndoshta edhe të rënda dhe të dhimbshme në dialogun e Brukselit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.