
Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku pas intervistës së shkurtër që pati në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në lidhje direkt për emisionin Raporto, ka thënë se takimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç do të zhvillohen veçmas me dy zyrtarët e BE-së, secili nga një orë.
“Ishte konferenca e presidentit të Serbisë,Alekandër Vuçiç para një pjese të madhe të mediave nga Serbia, ku e pata mundësinë të bisedoj dhe zhvilloj një intervistë me të, në pjesën e fundit Vuçiç provokon shpeshherë, në këtë rast e provokoi edhe situatën me neve”, tha Sadiku.
Tutje, ai dha edhe disa informacione rreth asaj se çfarë është duke u pritur aktualisht nga ky takim.
“Kryediplomati Borell bashkë me Lajçak po përpiqen ta japin shansin e fundit,në kuadër të përpjekjes që dy palë të gjejnë një gjuhë të përbashkët në mënyre që të zbatojnë marrveshjet e arritura të Brukselit dhe Ohrit.Një instistim i jashtëzakonshëm që po zgjat për muaj të tërë marrë parasysh qe Kurti e Vuçiç do të takohen pas 10 muajsh mungese të komunikimit të ndërsjellët”.
“Nuk është që ka pritshëmëri të madhe as të Kosovës as të Serbisë në takimin që pritet të ndodh diku rreth gjysmë ore më vonë, nuk ka ndryshuar asgjë, do jetë kryeminsitri i Kososvës që do takohet me Lajqak dhe Borell, dhe të njejtën do e bëj edhe presidenti serb Vuçiç ,takimet vec e vce do të zgjasin nga një orë”, ka bërë të ditur mes tjerash gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku. /Gazeta 10.