Në një lidhje direkte nga Brukseli, për emisionin “Politiko”, gazetari Kushtrim Sadiku, ka thënë se paralajmërimet e Kurtit për mobilizimin e ushtrisë serbe nuk është se nuk po merren seriozisht nga Brukseli.
“Ekzistojnë shqetësime edhe në Bruksel për eskalim të situatës, ndoshta jo luftë por prolongimi i dialogut mund të sjellë eskalim të situatës”, tha Sadiku.
Sipas tij kjo mund të jetë arsyeja që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka realizuar vizitë në Kosovë. /Gazeta10/