
Klubi Basketbollistik i Pejës nga dita e sotme ka mbetur pa njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës.
Bëhet fjalë për basketbollistin afrikan, Sadio Doucoure, i cili ka ndarë rrugët me kampionin në fuqi.
Arseyja e mbylljes së marrëveshjes, siç thotë edhe klubi pejan, është për shkaqe familjare të basketbollistit.
“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit. KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”
Doucoure i ishte bashkuar KB Pejës në dhjetor të vitit të kaluar, pasi kishte kaluar një eksperincë në Superligën franceze.
Fazën e play-offit, skuadra e drejtuar nga Rami Hadar do ta zhvillojë vetëm me pesë lojtarë të huaj.
Në këtë fazë, Peja do të luajë direkt në gjysmëfinale, ku do të presë fituesin e ndeshjes Ylli – Bashkimi.