
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth shortit të gjyqtarëve si dhe do flasim si gjithnjë për Superligën e Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Jeton Gashi dhe Sami Boroci. Në lidhje direkte të ftuar janë: Eroll Salihu dhe Genc Hyseni.
Gjatë diskutimit për Ligën e Parë të Kosovës, foli edhe Eroll Salihu.
Ai tha se i kanë dhënë të drejtë Dinamos së Ferizajt për të ndërruar grupin në Ligën e Parë të Kosovës.
“Vendimi im si kryetar i CAS është që Dinamo duhet të kthehet në grupin B, së bashku me skuadrën e Ferizajit.”, tha ai.
Tutje, ai tregoi se në rast mosrespektimi të këtij vendimi, Dinamo duhet të ankohet në institucionet gjyqësore të Kosovës.
“Dinamo duhet të ankohet në MKRS e Gjykata të Kosovës. Ministri, Hajrulla Çeku është i detyruar të respektojë ligjin.”, përfundoi ai.