Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Samir Sahiti vë në pyetje profesionalizmin e klubit të Llapit pas gabimit amatoresk

Gazeta10
04 February 2024 - 22:29

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Studios së emisionit “Kampionët” i rikthehet analisti i përhershëm, Bekim Isufi, të cili i bashkohen edhe Valon Osmani, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka, Taulant Dajaku dhe Samir Sahiti.

Samir Sahiti, lojtar i Trepçës ’89 ka vënë në dyshim profesionalizmin e klubit të Llapit, me gabimin amatoresk që ndodhi në ndeshjen e sotme.

“Shqetësim nuk është zëvendësimi i shtatë apo i tetë, shqetësuese është profesionalizmi, nëse mund ta quaj ashtu, i skuadrës së Llapit, e cila nuk është dashur të bëj këtë gabim.”

Sahiti përmendi edhe trajnerin Tahir Batatina rreth kësaj ngjarje që ndodhi sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

“Ai trajneri i vetëshpallur për elektor të Kosovës, ta bëj këtë gabim është shumë e pa pranuar dhe tregon se ai nuk është i duhur për atë pozitë” – përfundoi Sahiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.