
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur Samitin e Komunitetit Politik i cili po mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ky Samit përbën sinjal të fuqishëm për bashkëpunim dhe të ardhmen evropiane të rajonit, transmeton Klankosova.tv.
“Falënderim për Kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe për faktin që Shqipëria po i jep zë Ballkanit Perëndimor në tryezat evropiane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.