Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sancho do të largohet nga Unitedi

Gazeta10
27 June 2023 - 18:49

Mesfushori Jadon Sancho nuk ka të ardhme te skuadra e Manchester Unitedit, përcjell BBC të martën.

Bëhet e ditur se Sancho është nxjerrë në shitje nga klubi anglez, pasi trajneri Erik ten Hag ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e tij. Tek Unitedi nuk llogarisin në Sanchon, i cili u transferua me bujë të madhe, por që nuk arriti ta dëshmojë veten.

Edicionin e fundit, 23-vjeçari shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime në të gjitha garat, ndërsa me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi për gati 100 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.