Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sancho nuk e sheh të ardhmen tek Unitedi

Gazeta10
12 March 2024 - 15:23

Futbollisti i krahut, anglezi Jadon Sancho, nuk dëshiron të kthehet në Manchester United.

Sancho u huazua te Dortmundi në janar, ndërsa ka fajësuar trajnerin Erik ten Hag për ngecjen e karrierës së tij. Ai u ka thënë shokëve se nuk do të kthehet në United derisa në krye të shtabit teknik të jetë Ten Hagu.

Por Unitedi nuk pritet ta shkarkoi teknikun holandez. Në rast se e liron nga pozita, Ten Hag do t’i kushtoj klubit më shumë se 11 milionë euro.

Sancho me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai në edicionin aktual në 12 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.

Sancho me Përfaqësuesen e Anglisë ka luajtur 23 ndeshje, ndërsa ka asistuar tri herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.