
Reshje bore do të përfshijnë Republikën e Kosovës duke filluar sonte pas mesnate ose orët e hershme të mëngjesit në disa zona, ndërsa deri nesër pasdite bora do të fillojë edhe në viset e ulëta të Dukagjinit.
Në Rrafshin e Kosovës pritet shtresa paksa më të theksuara, ndërsa në Dukagjin më të pakta. Në viset kodrinore-malore pritet stuhi e dhe atmosferë klasike dimërore
Normalisht disa zona më të ulëta në Dukagjin dhe rajonin e Shkupit mund të mbesin pa shtresa bore.
Edhe në shumë zona urbane të Kosovë pritet atmosferë dimërore, ndërsa reshje bore do të fillojnë edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe më vonë edhe në Maqedoninë e Veriut. Bora do të zbardh edhe Luginën e Preshevës dhe normalisht veriun e Malit të Zi.