Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

SBAShK: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë

Gazeta10
23 Janar 2024 - 15:42

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala, ka thënë se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të fillojë gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Ajo ka thënë se nga informacionet që kanë nga kryetarët e komunave, shkollat janë të gatshme që nesër të filloj mësimi.

Shala tha se në Kosovë është duke u eksperimentuar me arsimin parauniversitar, kjo pasi ndryshimeve të pushimeve për nxënësit.

“Nesër do të filloj gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit paraunversitar, çka se nga informacionet që i kemi nga kryetarët nëpër komuna janë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj mësimi i gjysmë-vjetorit 2023/24”, tha ajo.

“Edhe pse në vazhdimësi po eksperimentohet i gjithë arsimi në Kosovë, e veçanti ai paraunversitar, tani po eksperimentohet pushimi dimëror ngase po ndryshojnë datat, gjatësia e pushimeve dimëror, pranveror”, tha ajo për EO./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.