Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SBASHK-u kërcënon me grevë, MASHTI propozon formë të re të kompensimit

Gazeta10
04 October 2022 - 20:25

Kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të grevës, nëse pagat për grevistët nuk ekzekutohen deri më 5 tetor. Ndërkaq, nga Sindikata e Shërbyesve Civil kanë konfirmuar se pagat janë ekzekutuar për këtë kategori të cilët gjithashtu kanë qenë në grevë. Njohës të këtyre çështjeve këto veprime të qeverisë i konsiderojnë të kundërligjshme. Derisa, Ministria e Arsimit ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura e për formë të re të kompensimit të pagave për grevistët, raporton Kanal10.

Raporti: Viola Korça

Kamera: Labeat Krasniqi/Kanal 10

Mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve grevistë mund ta rikthejë grevën në arsim.

Këtë paralajmërim e ka dhënë, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Kryesindikalisti Jasharaj e ka akuzuar qeverinë se më këtë veprim po e dëshmon se nuk po dëshiron rehati në arsim.

Jasharaj ka pyetur Kurtin se si është e mundur që një mësimdhënës të ketë vullnet për punë, kur në fund të muajit nuk ka se me çfarë të ushqehet.

Mosekzekutimi i pagave nuk po vlen për të gjithë grevistët. Ali Sefaj, Drejtues i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civil, ka konfirmuar se për këtë kategori kanë dalë pagat, derisa këtë e quan të paligjshme mospagesën e mësimdhënësve.

Të jashtëligjshëm këtë vendim e ka quajtur edhe ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Sipas tij, Qeveria nuk guxon të shpërfaqë masa disiplinore ndaj grevistëve.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci përmes një postimi të gjatë në facebook, ka thënë se kompensim do të ketë vetëm për ata që kanë punuar. Por, në një tjetër reagim të saj, ka propozuar formë të re të kompensimit të pagës për grevistët.

Gjithashtu, MASHTI ka marrë vendim për kompensim të orëve të humbura gjatë të shtunave dhe ndryshim të kalendarit të vitit shkollor./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.