Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“S’du me figuru ma aty”, Vesa i bën prenk Mirit, përgjigjja e tij është epike

Gazeta10
21 July 2026 - 20:53

Një moment plot humor ndodhi gjatë emisionit Prime Verë në Kanal10, ku ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Vesa Smolica, vendosi t’i bëjë një prenk këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, Armir Shahini (Miri)

Me një ton serioz, Vesa i tha Mirit se dëshironte që kënga që e kanë realizuar bashkë të largohej përfundimisht nga YouTube.

“Këngën që e kemi bo bashkë me largu përfundimisht prej YouTube. Se s’po kam qejf me figuru unë ma aty.”

Miri reagoi me humor, duke kthyer një përgjigje që shkaktoi të qeshura në studio.

“Po veç duhet me fol me ata të Google, që mos me ekzistu YouTube.”

Momenti u prit me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa u bë e qartë se bëhej fjalë për një prenk dhe jo për një kërkesë serioze nga ana e Vesës. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.