
“Në rend të parë jemi kosovarë, pastaj boshnjakë”, kjo është mënyra sesi e përshkruan jetesën e tij si një komuniteti në Kosovë, deputeti i grupit multientik, Bahrim Shabani, shkruan Gazeta10.
Shabani me një shqipe të rrjedhshme ka shpjeguar sesi edhe ky grup etnik në Kosovë përballet me probleme, por që zgjidhjen e tyre e kërkojnë brenda institucioneve të Kosovës dhe jo jashtë saj.
“Po mundohem, se na në vend të parë jemi kosovarë, masandej jemi boshnjakë. Prejardhjen e kemi nga këtu, s’kemi ardh nga askund. Kosova është shteti ynë. Sikurse krejt komunitetet edhe ne kemi hallet e problemet tona, që i adresojmë atje në institucione. Gjithmonë kemi punuar, vepruar kështu, që problemet tona t’i zgjidhim brenda institucioneve të Kosovës. Mbështetje kurrë nuk kemi kërkuar nga jashtë ose diku tjetër. Pra, hallet tona i adresojmë në institucione të Kosovës. Normalisht që kemi probleme.”, tha ai në PolitikOFF./Gazeta10