Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Seanca ndaj Salih Mustafës, avokati mbrojtës: Mustafa nuk kishte absolutisht asnjë lloj njohuri për krimet që pretendohen në aktakuzë

Gazeta10
14 September 2022 - 13:10

Mbrojtja e Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.

Avokati mbrojtës ka thënë z.Mustafa nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj njohurie për krimet që pretendohen në aktakuzë.

Tutje, ai ka thënë se Mustafa nuk ka bërë asnjë krim asnjëherë në Zllash.

“Zotri Mustafa nuk kishte absolutisht asnjë lloj njohuri për krimet që pretendohen në aktakuzë. Në përiudhën nga data 1 deri më datën 19 prill 1999 zotri Mustafa ndoshta mund të ketë qenë pak herët në Zllash, në kompleks, ai nuk ka ndaluar, nuk ka marrë në pyetje, nuk ka keqtrajtuar, nuk ka torturuar askënd asnjëherë në atë vend”, ka thënë avokati mbrojtës.

Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.