Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Seanca ndaj Salih Mustafës, mbrojtja e viktimave: Nuk justifikohet në asnjë mënyrë tortura

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 11:21

Mbrojtja e viktimave në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.

Nga mbrojtja është thënë se nuk mund të justifikohet tortura.

“Mesazhi duhet të jetë i qartë se nuk justifikohet në asnjë mënyrë tortura, nuk mund të justifikohet objektivi i drejtë me metoda të padrejta”.

Tutje, thuhet se në bazë të asaj që është dëgjuar nga dëshmitarët ai ngarkohet me akuza për krime, ndalim arbitrar si dhe torturë.

“Kemi dëgjuar dëshmi dhe dëshmitar të ndryshëm të cilët e përcaktojnë që i akuzuari Komandanti Cali, njeriu me kapelën e kuqe, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me krimet me ndalimin arbitrar dhe e kanë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me torturën”, është thënë ndër të tjera.  

Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.