
Mbrojtja e viktimave në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.
Mbrojtja ka thënë se ndalimi i tourturës është një nga rregullat kryesore të luftës.
“Ndalimi i toruturës është absolut dhe është një nga rregullat kryesore të luftës”, ka thënë mbrojtja.
Tutje, duke iu referuar Salih Mustafës, mbrojtja ka thënë se ai dhe njerëzit e tij kanë bërë krimet për të cilat po ngarkohen.
“Ju dhe njerëzit tuaj keni bërë ndalim arbitrar dhe keni bërë krimet për të cilat jeni ngarkuar”, është thënë ndër të tjera.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10