
Seanca ndaj Salih Mustafës është ndalur përkohësisht meqë është marrë pauza e drekës, raporton Gazeta10.
Në këtë pjesë të seancës, pas një periudhe të shkurtër ku ka folur avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius von Bone, pastaj fjalën e ka marrë Prokuroria e cila ndër të tjera e ka akuzuar mbrojtjen e Mustafës për akuza të pabaza.
Më pas, fjalën e ka marrë mbrojtja e viktimave e cila ka bërë disa komente lidhur me fjalën përfundimtare nga mbrojtja e Salih Mustafës.
Pas pauzës së dytë, pritet që fjalën ta merr serish Julius von Bone, i cili do t’i përgjigjet Prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave.
Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.