
Në seancën përmbyllëse ndaj Salih Mustafës, ngë Prokuroria është thënë se viktimat gjatë dëshmive të tyre u kanë treguar gjëra jashtëzakonisht të rënda që u kanë ndodhur atyre, raporton Gazeta10.
Nga Prokuroria është thënë se ata kanë treguar historitë e tyre personale.
“Viktimat na treguan historitë e tyre personale, na treguan histori të gjërave jashtëzakonishtë të rënda që u kishin ndodhur atyre në këtë kompleks.
Tutje Prokuroria ka thënë se dëshmitë që janë dhënë në këtë proces janë të besueshme meqë ata kanë edhe një përputhshmëri me njëra-tjetrën.
“Jo vetëm secila prej vitikmave tregoi në mënyrë të besueshme për ndalimin në këtë kompleks por historitë e tyre mështeteshin, provoheshin nga njëri-tjetri, dhe nga provat e pavarura të vitkimave do të ishte e pamundur që të kishte një përputhshmëri të tillë në qoftë se ato do të ishin të sajuara apo do të ishin të krijuara vet nga dëshmitarët”, është thënë nga Prokuroria.
Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10.