
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare këtë të enjte. Seancë do të ketë edhe të enjten tjetër me 27 tetor. Këtë e ka bërë të ditur, shefja e Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
Kuvendi do të mblidhet edhe të enjten tjetër me 27 tetor, ku në rend dite është edhe projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë.
Për këtë Projektligj, Kusari-Lila tha se ende nuk kanë qëndrim dhe se do të vendosin më vonë. “U dakorduam që seanca e re të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës”.
“Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit”. “Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila./Gazeta10 & EO