Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sefaj e quan kontabilist ministrin Murati: Nuk është kompetencë e tij t’i ndalë pagat

Gazeta10
05 October 2022 - 16:59

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka reaguar sërish për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve grevistë.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “dikush” duhet t’i tregoj Hekuran Muratit se nuk është kompetencë e tij t’i ndalë pagat për mësimdhënësit, sepse sipas Sefajt, punëdhënës janë komunat.

“Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat. MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat )”, ka shkruaj Sefaj.

Ai deklaroi se kjo është abuzim flagrant me detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.

“Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje. A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.

MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat ).

Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh!

LIGJI NR. 03/L-040PËR VETËQEVERISJEN LOKALE

Neni 17 Kompetencat vetanakePika h)

h) ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trainimin e instruktorëve dhe administratorëve të arsimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.